Olimpistët e Kosovës, 11 sportistë gati për lojërat e “Tokio 2020”
Drilon Ibrahimi është një nga sportistët shqiptarë që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Ai garon ne sportin e qitjes dhe pjesëmarrja në një kompeticion kaq të rëndësishëm është realizimi i një ëndrre të madhe për 33-vjeçarin.
“Pjesëmarrja në lojërat olimpike është arritja kulmore për çdo sportist. Një prej qëllimeve më të mira në jetën time është realizuar”, shprehet ai.
Driloni shkon ne kryeqytetin japonez me pritshmëri të mëdha, ndonëse koha e stërvitjes ka qenë e shkurtër dhe pajisjet jo moderne si të kundërshtarëve.
“Pritshmëritë e mia janë shumë të mira. Nuk dua të emocionoj veten të them që do të kthehem me medalje por do të shkoj për të dhënë maksimumin”, shton sportisti.
Optimizmi për arritje nuk i mungon as trajneres se Drilonit, Lumturi Pepa, e cila ka ardhur nga Shqipëria për ta ndihmuat ekipin e qitjes së Kosovës.
“Jemi duke punuar intensivisht dhe i kemi arritur të gjitha nivelet e stërvitjes”, shprehet ajo.
Bashkë me Drilonin, drejt Japonisë do të udhëtojnë edhe 10 olimpistë të tjerë, tek të cilët Komuniteti Olimpik i Kosovës, ka mjaft shpresa për rezultate të larta.
Në mesin e përfaqësuesve të Kosovës në këto lojëra olimpike është edhe fituesja e medaljes se arta në “Rio 2016”, xhudistja Majlinda Kelmendi, kampioni i Evropës në xhudo, Akil Gjakova dhe tre xhudistë të tjerë. Përveç xhudos, qitjes dhe boksit, Kosova garon edhe në mundje, not dhe atletikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta