Franca këshillon qytetarët të shmangin udhëtimet në Portugali dhe Spanjë

8 Korrik 2021 | 20:59

Franca u ka kërkuar qytetarëve të saj që të shmangin udhëtimet në Portugali dhe Spanjë gjatë kësaj vere, për shkak të shqetësimit në rritje për përhapjen e shpejtë të variantit Delta të COVID-19.

Qeveria franceze tha se nuk e përjashton vendosjen e kufizimeve për udhëtimet në këto dy vende.

“Për ata që nuk kanë rezervuar ende pushimet e tyre, shmangni përfshirjen e Spanjës dhe Portugalisë në planet tuaja,” tha sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clément Beaune.

“Kjo është një këshillë dhe një rekomandim për të cilin unë insistoj. Më mirë të qëndroni në Francë, sesa  të udhëtoni në vende të tjera. Kemi të bëjmë me një situatë shqetësuese, veçanërisht në Portugali, e cila për fat të mirë po merr masa”, shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Clément Beaune qortoi Spanjën për faktin që lejoi të hyjnë në vend turistë me certifikata vaksinimi që nuk janë certifikuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Thirrja e qeverisë franceze bie në kontrast me vendimin e fundit të Gjermanisë për të lehtësuar kufizimet për qytetarët që mbërrijnë në vend nga Portugalia.

Qasjet e ndryshme nxjerrin në pah mospërputhjet e vazhdueshme në lidhje me udhëtimet midis vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, pavarësisht nga lëshimi i certifikatës së udhëtimit COVID në bllokun evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026