Kreu i Policisë së Shtetit në takim me gjithë shefat e komisariateve

9 Korrik 2021 | 08:54

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu mblodhi mëngjesin e së premtes të gjithë shefat e komisariateve në vend.

Mbledhja vjen pas ndryshimeve të bëra në nëntë drejtori të të gjithë vendit dhe është e dyta në një muaj që organizohet nga kreu i Policisë së Shtetit.

Pas ndryshimeve të bëra në Drejtoritë Vendore të Policisë, Veliu pritet të bëjë një ristrukturim të komisariateve dhe zëvendës drejtorëve në qarqe.

Pas ngjarjeve të rënda kohët e fundit si rasti në Velipojë, Vlorë apo Tiranë drejtuesi i policisë dha udhëzime të reja dhe nga mbledhjet pritet që vartësit e tij të analizojnë përmbushjen e këtyre porosive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026