Kryeministri i Kosovës takohet me homologun grek

9 Korrik 2021 | 10:11

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi gjatë takimit me homologun Kyriakos Mitsotakis që Greqia të njohë Kosovën.

Mitsotakis rikonfirmoi përkushtimin e Greqisë për të promovuar dhe forcuar më tej bashkëpunimin me shtetin e Kosovës, pavarësisht se nuk e njeh zyrtarisht.

Gjatë këtij takimi u bisedua gjithashtu për shtimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Greqi.

Së fundmi takimet mes dy shteteve kanë qenë më të shumta në numër. Ministri i Jashtëm grek Dendias vizitoi Kosovën më 4 qershor dhe njoftoi se do ketë një tjetër vizitë pas disa muajsh, që do të shërbejë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Diplomati deklaroi se Greqia do të mbështesë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe tregoi se është në komunikim të vazhdueshëm me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kjo afërsi mes dy shteteve nuk është mirëpritur nga Vuçiç, i cili pak kohë më parë deklaroi se do t’i kërkojë Greqisë të ndalojë zhvillimin e raporteve, sepse me këto ritme hapi tjetër mund të jetë njohja zyrtare e pavarësisë së Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026