Mbetet i vdekur drejtori i pyjores në Maliq pas aksidentit me kamionin e druve

9 Korrik 2021 | 13:44

Drejtori i pyjores në Maliq ka mbetur i vdekur pas një aksidenti të kamionit të ngarkuar me dru.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushar. Kamioni ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa dyshohet se viktima është hedhur nga mjeti për të shpëtuar, por është zënë poshtë nga kamioni.

Mësohet se viktima është 38 vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit.

Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qenë i shoqëruar me katër persona të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacion.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026