‘Nuk i kemi bërë premtime SHBA’, talebanët mbrojnë sulmet ndaj qendrave administrative
Përfaqësues të regjimit të talebanëve deklaruan të premten se kishin marrë nën kontroll 85 për qind të territorit në Afganistan dhe se luftëtarët e tyre po forconin praninë në zonat strategjike të vendit.
Zyrtarët qeveritarë e përgënjeshtruan deklaratën e bërë nga një delegacion talebanësh që vizitoi Moskën, në një kohë kur të gjitha trupat e huaja, përfshirë ato amerikane, po tërhiqen pas thuajse 20 vjet luftë.
Megjithatë, autoritetet afgane pranuan se, të nxitur nga tërheqja, guerrilasit kishin marrë nën kontroll një zonë të rëndësishme në provincën e Heratit, ku ndodhen disa dhjetëra mijëra anëtarë të një minoriteti shiit.
Torghundi, një qytet verior në kufi me Turkmenistanin, është marrë gjithashtu nën kontroll nga talebanët, e konfirmuar kjo si nga luftëtarët rebelë edhe nga autoritetet.
Sipas shërbimeve të inteligjencës, ata kanë në duart e tyre kompleksin e selisë qendrore të policisë, doganat dhe zyrat e bashkisë.
Disa qindra pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë dhe refugjatë vijuan ndërkohë largimin në kufi me Iranin dhe Taxhikistanin, duke shkaktuar shqetësime në Rusi, por edhe në vende të tjera se radikalët islamikë mund të infiltrohen në Azinë Qendrore.
Nga ana e tij, delegacioni në Moskë deklaroi se talebanët nuk i kanë premtuar Shteteve të Bashkuara se nuk do të sulmojnë qendrat administrative.
“Mes pikave kryesore të marrëveshjes sonë me Shtetet e Bashkuara ishte ajo që ne të mos sulmonim trupat amerikane teksa ato largohen nga vendi ynë”, thotë Abdul Latif Mansur, përfaqësues i talebanëve.
Një ditë më parë, presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, e cila sipas tij do të përfundojë më 31 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq