Vendimi i Ministrisë së Brendshme të RMV bllokon në Qafë-Thanë punëtorët sezonalë nga Shqipëria
Dhjetëra punëtorë ditorë janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, që vijon e mbyllur prej ditës së djeshme nga pala maqedonase.
Ka qenë një vendim i institucioneve maqedonase të cilat në reagimin e tyre shprehen se u është ndaluar hyrja në RMV 42 shtetasve shqiptarë, pasi nuk zotëronin dokumentet e nevojshme për të arsyetuar qëndrimin në Maqedoninë e Veriut.
Gjithsesi, Euronews Albania ka zbuluar se arsyeja e kësaj mase drastike është për shkak se një shtetas shqiptar i cili ishte punonjës sezonal në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë teksa ka qenë në punë. Punëtori ka qenë i pasiguruar nga punëdhënësi maqedonas, çka ka alarmuar edhe instancat vendase duke sjellë këtë vendim.
Janë rreth 200 punonjës sezonalë të përditshëm, kryesisht nga Juglindja që punojnë në shtetin fqinj.
LEXONI GJITHASHTU:
Identifikohet rasti i katërt me variantin ‘Delta’ në RMV
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta