Kallëzimi në SPAK, dy kompanitë garuese për tenderin 25 mln € përdorën të njëjtin numër telefoni
Në gusht të vitit të kaluar, deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kallëzuan në SPAK dy ministra dhe katër zyrtarë përgjegjës për tenderë publikë bashkë me dy kompani private. Denoncimi kishte të bënte me shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe lidhjen me tenderin prej 25 milionë euro për sigurimin me 4 vjet me uniforma të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Në kallëzimin e depozituar në SPAK, deputetët e opozitës parlamentare akuzojnë ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ish-ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ish-drejtuesen e Drejtorisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP), Edlira Naqellarin, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) Kreshnik Bejkaj, Mariglen Bazali dhe Fatmir Derhemi dhe kompanitë “Marsi &Al” dhe D&E shpk, se krijuan kushtet për të paracaktuar fituesin e tenderit.
Tenderi në fjalë qe njoftuar në korrik të vitit 2019 dheu shty dhe ndryshua disa herë, fillimisht në gusht 2019, më pas në tetor e nëntor. Afati i dorëzimit të dokumenteve u shty gjithashtu deri në maj 2020. Ndërkohë fituesi u shpall online më 14 korrik 2020.
Deputetët e opozitës pretendojnë se oferta prej 500 milionë lekë më pak (ose 4 milionë euro) e kompanisë turke Genç Taahut Giyim Tekstil u s’kualifikua qëllimisht për t’ia dhënë tenderin kompanisë D&E sh.p.k, e cila konkurroi bashkë me kompaninë turke Yakupoglu Tekstil.
Ata ngrenë dyshime tek ndryshimi i specifikimeve teknike që ndodhën në periudhën korrik 2019 – maj 2020 dhe gjithashtu te reduktimi i sasisë nga 726 mijë në 486 mijë copë, por pa ndryshuar fondin limit, që mbeti po 25 milionë euro.
Gjithashtu pretendime për ndikim në paracaktimin e fituesit thuhet të ketë dhënë edhe kompania Marsi&Al sh.p.k, e cila nuk mori pjesë në garë, por që sipas deputetëve të opozitës dokumentet e saj i përdori D&E sh.p.k.
Dyshim i arsyeshëm për të pretenduar lidhje mes dy kompanive për deputetët kallëzues është bërë deklarimi i të njëjtit numër telefoni nga të dy kompanitë në autoritetet tatimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta