Milionat e uniformave, kompania që vesh policët mori 38 mln euro për 8 vjet
Kompania që fitoi tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit në vitin 2020 “D&E SHPK”, ka përfituar kontrata publike me vlerë 38 milionë euro nga viti 2012.
“D&E SHPK” u regjistrua në treg në vitin 2007 me veprimtari kryesore prodhimin dhe shpërndarjen e uniformave ushtarake.
Emri i saj u lakua në vitin 2012, për tenderin e uniformave të ushtrisë, me vlerë 14 mln euro dhe për një lokal që mori brenda mjediseve të spitalit ushtarak, kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami.
Asokohe, kur akuzat vinin nga Partia Socialiste, D&E firmosi nën qeverisjen e Partisë Demokratike kontrata 15 milionë euro, dhe deri në vitin 2020 kur akuzat ndërruan krah politik, kjo firmë ka përfituar nga thesari 23.5 mln euro transaksione për kontratat e lidhura, pa llogaritur paratë e uniformave të Policisë së Shtetit.
“OpenProcurement”, një organizatë që merret me klasifikimin e prokurimeve publike, 15 muaj më parë sinjalizoi korrupsion të mundshëm në garën për uniformat e policisë, çka pasoi edhe me arrestime nga SPAK për zyrtarët në Ministrinë e Brendshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta