Ambasadorja Yuri Kim përshëndet arrestimet e zyrtarëve në Ministrinë e Brendshme
Të abuzosh me tenderët është njësoj si të vjedhësh qytetarët. Ky ishte reagimi i ambasadores amerikane Yuri Kim pas operacionit të SPAK që çoi në arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrinë e Brendshme lidhur me tenderin për uniformat e policisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ambasadorja përgëzon operacionin e strukturës së posaçme kundër korrupsionit teksa e cilëson krim grabitjen e qytetarëve për të mbushur xhepat e zyrtarëve.
“Është mirë të shohësh SPAK të ndërmarrë veprime të tjera kundër korrupsionit. Abuzimi apo manipulimi me proceset e prokurimeve publike është e njëjta gjë me vjedhjen ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë (përfshi qytetarët amerikanë, taksat e të cilëve sigurojnë asistencë për Shqipërinë), me qëllim që të fryjnë xhepat e tyre apo të “miqve” të tyre. Është krim”, shkruan ambasadorja amerikane.
Nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u arrestuan sot pas një operacioni të udhëhequr nga SPAK lidhur me abuzimet në tenderët publikë.
Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin e uniformave të policisë e vitit 2020, vlera e të cilit arrin në 25 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta