Ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli mbërrin në Kosovë pas vdekjes së babait
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbërritur në Kosovë këtë të shtunë. Ai është liruar përkohësisht pasi pak ditë më parë humbi babain pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që ta menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë që Kadri Veseli të jetë pranë familjes së ngushtë pas rastit të vdekjes së babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën, Angela Griep.
Babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare të mërkurën, por ish- kreu i PKD-së nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit.
Ish-kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës ishte në Kosovë edhe në muajin maj, me leje të veçantë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, për ta vizituar babain, i cili ndodhej në gjendje të rëndë në Spitalin e Mitrovicës.
Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë po në të njëjtën ditë.
Ish-drejtuesi lartë të UÇK-së, Kadri Veseli akuzohet për krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit. Sipas Dhomave të Specializuara krimet e pretenduara janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta