26 vite nga masakra e Srebrenicës, eshtrat e 19 viktimave varrosen në Qendrën Përkujtimore

11 Korrik 2021 | 11:03

11 korriku shënon 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Në këtë përvjetor eshtrat e 19 viktimave i bashkohen memorialit kushtuar viktimave të gjenocidit, një ndër masakrat më të rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Arkivolët me eshtrat e 19 boshnjakëve myslimanë, të gjetur në varre masive dhe të identifikuar përmes testeve të ADN-së, u dërguan në varrezat përkujtimore kushtuar viktimave të masakrës,  të cilat ndodhen pranë qytetit lindor të Bosnjës.

Rahima Halimovic erdhi në Srebrenicë për të varrosur nipin e saj, Esnaf, i cili ishte 22-vjeç kur u vra. Vëllai dhe xhaxhai i tij u vranë gjithashtu.

“Kur Srebrenica ra, nipi u përpoq të ikte nëpër pyll me vëllain dhe burrin tim. Ata nuk u kthyen më kurrë. Ne varrosëm burrin tim dhe tani Esnaf. Ne varrosim nipin, por ende nuk kemi gjetur vëllanë e tij, Almirin”, u shpreh Rahima Halimovic.

Mes lotësh duke ecur në godinën, ku u abuzua seksualisht 26 vite më parë, Devla Ajsic refuzon të heshtë.

Për të është e vështire të kujtojë ato kohë, por dëshiron që të gjithë të njohin historinë e saj.

“E mbajta përbrenda për 26 vite dhe vuajta në heshtje. Nuk kisha kujt t’i besoja, nuk kisha me kë të ndaja dhimbjen. Është e vështirë për mua të eci përmes ish-kompleksit holandez, është e vështirë, por duhet të flasë. Nuk mund ta mbaj më përbrenda’, tregon ajo.

Mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë disa ditë pasi forcat serbe të Bosnjës pushtuan Srebrenicën më 11 korrik 1995.

Srebrenica ishte shpallur një zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara, por ushtarët serbë mblidhnin popullsinë e qytetit dhe morën burrat dhe djemtë për ekzekutim.

Masakra e Srebrenicës është episodi i vetëm i luftës në Bosnjë që përcaktohet si një gjenocid, përfshirë nga dy gjykata të Kombeve të Bashkuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026