Pesë raste të reja me COVID në Shqipëri
Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime nga ku pesë persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.
Njoftimi i përditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë bën me dije se tre qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e personave që kanë fituar luftën me COVID në 130.050 që prej fillimit të pandemisë. Askush nuk ka humbur jetën dhe fatmirësisht kjo situatë vijon e stabilizuar prej rreth një muaji.
Ndërkaq janë 86 pacientë të infektuar në gjithë vendin nga ku në spital ndodhen vetëm shtatë prej tyre. Numri më i lartë i qytetarëve pozitiv me COVID-19 është në kryeqytet, ndërsa në Gjirokastër ka vetëm një person të infektuar.
Pavarësisht se gjendja duket e stabilizuar, ndërsa ende nuk është raportuar asnjë variant Delta në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të tregohet kujdes dhe të mos neglizhohet asnjë shenjë e sëmundjes.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë – 31
Elbasan – 12
Fier – 11
Korçë – 8
Vlorë – 7
Shkodër – 6
Lezhë – 4
Durrës – 4
Kukës – 2
Gjirokastër – 1
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta