Euro 2020, kupa shkon në Itali, portieri Donnarumma shpallet lojtari më i mirë

12 Korrik 2021 | 10:25

Përfaqësuesja italiane e futbollit ia doli të fitojë kampionatin evropian pas 53 vitesh. Suksesi i tyre në stadiumin “Wembley” u arrit me njëmbëdhjetëmetërsha duke shtangur dhjetëra mijëra tifozë që mbështesnin “Tre Luanët”.

Por sikundër thotë edhe shprehja “The winners takes it all” dhe fituesit ishin “Të kaltrit”, të cilët gjatë të gjithë kampionatit treguan se kishin më shumë shpirt skuadre.

I pyetur për lotët që derdhi  pas marrjes së kupës Mancini tha: “Ky ishte emocioni që ndodhi pasi arritëm diçka të pabesueshme, duke parë djemtë të festonin, tifozët që festonin në tribuna.”

“Kjo është një rilindje për futbollin italian. Jam i sigurt tani që kjo skuadër dhe trajner do të vazhdojë të ketë shumë tituj përpara,” – u shpreh Leonardo Bonucci, autori i golit të barazimit.

Nga ana tjetër trajneri i Anglisë, Gareth Southgate nënvizoi se lojtarët duhet të ndihen krenarë për atë çka bënë në fushë duke shtuar se italianët ishin mjaft të fortë në mbrojtje.

Portieri Gianluigi Donnarumma u shpall lojtari më i mirë i turneut falë performancës së shkëlqyer në finale me pritjet e penalltive. Në 719 minuta lojë, në 3 ndeshje ai e mbajti portën të paprekur, ndërsa gjatë gjithë kompeticionit kreu 9 pritje vendimtare.

Prej vitit 1992, kur këtë çmim e pati fituar danezi Peter Schmeichel, Donnaruma bëhet portieri i parë që ia del sërish të shkëlqejë në europian.

Lojtari i ri më i mirë i turneut u shpall mesfushori spanjoll Pedri. Tetëmbëdhjetëvjeçari i Barcelonës luajti 629 minuta por shkëlqeu me statistikat e 76.1 kilometrave vrap në total dhe saktësisë së pasimeve (92.3%).

Për sa i përket golshënuesit, Cristiano Ronaldo e mori këtë çmim pavarësisht se Portugalia e tij u eliminua shumë shpejt nga turneu. Me 5 gola dhe 1 asist në 360 minuta lojë, Ronaldo ishte i sigurt që do ta merrte këtë çmim, pasi anglezit Harry Kane – më i afërti me të, i mbetur në lojë – i duheshin 2 gola në finale për t’i rrëmbyer çmimin, gjë që nuk ia arriti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026