Takimi në Bruksel, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk u përmend asociacioni

12 Korrik 2021 | 10:28

“Me asnjë fjali të vetme nuk është përmendur asociacioni,” – kështu deklaron zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi një javë pas takimit në Bruksel mes përfaqësuesit serbë.

“E vetmja çështje ku qëndrimi ynë dhe i BE-së nuk ka qenë i njëjtë kishte të bënte me tabelat me shkurtimin KS (identifikues për shtetin e Kosovës),” – shkruan zv.kryeministri në një postim në Facebook.

Ai thekson se gjatë takimeve është shprehur se “vetëm atëherë kur në Kosovë të mos funksionojë asnjë strukturë paralele serbe; kur nuk do ketë financim ilegal nga Serbia dhe kur askush në Evropë të mos e kontestojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, mund të ulemi dhe diskutojmë seriozisht për modalitetet më të përshtatshme për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të minoriteteve”.

Ai deklaron se janë identifikuar 11 marrëveshje, për të cilat Serbia nuk i ka përmbushur detyrimet e saj.

Ndërkaq, pala serbe ka ngritur 5 çështje, si tema për të cilat pretendon se Kosova nuk i ka përmbushur detyrimet e saj, me fokus kryesor tek asociacioni i komunave me shumicë serbe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026