Helmimi masiv në Kosovë, analiza e ujit del brenda normave të lejuara
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani ka reaguar pas dyshimeve se mbi 800 persona janë infektuar në Deçan nga uji i pijshëm.
Ai thotë se nga analizat e bëra vërtetohet se nuk ka tejkalim të vlerave normale të përcaktuara me standardet evropiane.
“Janë marrë menjëherë 6 mostra të ujit në Prilep, Irzniç, Gramaqel, Gllogjan, Baballoç, Rastavicë dhe nga secili fshat mostrat janë dërguar në laboratorët e higjienës, mikrobiologjisë të Institutit Rajonal të Pejës. Mostrat janë dërguar për rezultate për analiza fiziko-kimike dhe menjëherë mbrëmjen e djeshme janë bërë gati dhe mostrat kanë rezultuar në kufij të lejuar në përputhje me parametrat e përcaktuara”, tha ai.
Por për rezultatet përfundimtare, z. Ramadani shtoi se duhet të bëhen hulumtime laboratorike gjatë orëve në vijim.
Gjatë ekzaminimeve paraprake, ai tha se ka anëtarë të familjes, të cilët pavarësisht se kanë konsumuar të njëjtin ujë nuk kanë pasur simptoma helmimi.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka hedhur dyshime se helmim i ujit mund të jetë i qëllimshëm, pasi siç thotë ai është hera e dytë brenda një muaji që përsëritët e njëjta gjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta