Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë në Lojërat Olimpike të Tokios
Kosova do të prezantohet në Lojërat Olimpike Tokio 2020 nga një përfaqësuese prej 11 sportistësh.
Para nisjes për në kryeqytetin japonez Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u dorëzoi flamurin kombëtar duke shprehur bindjen se sportistët, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të japin maksimumin dhe do të bëjnë krenar shtetin e tyre.
Pjesë e skuadrës është edhe fituesja e “Medaljes së Artë” në vitin 2016 në Rio, Majlinda Kelmendi, e cila tha se ishte e lumtur të pranonte për herë të dytë flamurin e shtetit dhe premtoi se do ta përfaqësojë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërsa Shqipëria në Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të përfaqësohet nga 9 sportistë.
Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga data 23 korrik deri në 8 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta