Mosdeklarimi i të ardhurave, qytetarët më të gjobitur se kompanitë

13 Korrik 2021 | 12:26

1,043 individë të dypunësuar gjatë vitit 2020 nuk e plotësuan deklaratën vjetore të të ardhurave.

Sipas ligjit, afati i fundit për plotësimin ishte data 30 qershor dhe këta persona automatikisht kanë marrë gjobë në masën e 5 mijë lekëve, ose 5.2 milionë lekë gjithsej.

Këta të fundit, bashkë me shlyerjen e detyrimit që sjell deklarimi, nëpërmjet urdhërpagesës që duhet të printohet nga sistemi duhet të paguajnë në bankë edhe gjobën.

Sipas tatimeve detyrimin për të plotësuar deklaratën DIVA këtë vit e kishin 57,700 persona dhe në fazën e parë, deri në 30 prill, e kishin plotësuar vetëm 23 mijë, por ky afat u shty me akt normativ për t’u dhënë një mundësi të dytë atyre në mënyrë që të mos penalizoheshin.

Por, nëse për qytetarët kjo mundësi u kufizua me dy muaj, tatimet nuk kanë ndjekur të njëjtën qasje edhe për bizneset në rastin e fiskalizimit.

Për këta të fundit, është lënë afat deri në fund të këtij viti, në mënyrë që të integrojnë sistemin e ri fiskal, por deri ditën e fundit të afatit në 1 korrik,  me certifikatën e re elektronike ishin pajisur vetëm 25 për qind e bizneseve nga 51 mijë që duhet t’i nënshtrohen procesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026