Takimi Kurti-Vuçiç, faza tjetër e dialogut në Bruksel më 19 korrik
Takimi i radhës mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillohet më 19 korrik. Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për shtyp nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
“Ky takim i nivelit të lartë të dialogut do të fokusohet në diskutimin për progresin e arritur – për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë,” – u shpreh Stano.
Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel pas 15 qershorit ku palët theksuan përplasjet mes tyre.
Javën e kaluar në Bruksel u takuan zëvendëskryeministri i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, por pa shënuar ndonjë zhvillim.
Pala serbe këmbëngul që Kosova të zbatojë marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa pala e Kosovës vlerëson se janë nënshkruar disa marrëveshje që nuk respektohen plotësisht nga Serbia.
LEXONI GJITHASHTU:
- Opozita në Kosovë e cilëson dështim të plotë qëndrimin e Kurtit përballë Vuçiçit
- Vuçiç tregon momentet e tensionit gjatë takimit me Kurtin: Më provokoi
- Ramush Haradinaj: Kurti po e fut dialogun me Serbinë në shtigje të rrezikshme për vendin
- Pas takimit Kurti-Vuçiç, reagon i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta