Kosova raporton numër të lartë të rasteve aktive me COVID-19
Tetë raste pozitive me COVID-19 u raportuan të martën në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë thotë se raste e reja janë konfirmuar nga kryerja e 2,133 testeve të dyshuara, ndërsa prej ditësh nuk raportohet asnjë i vdekur.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 pacientë, kurse raste aktive me COVID-19 janë 108.
Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,867 raste me coronavirus në Kosovë.
Autoritetet shëndetësore thonë se 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,495 të tjerë janë shëruar.
Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars dhe deri tani janë injektuar me të dyja dozat mbi 72 mijë qytetarë.
Ndryshe nga Shqipëria, e cila ka përdorur vaksina të ndryshme përfshirë ato ruse dhe kineze, Kosova ka zgjedhur të aplikojë ato vaksina që janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta