Kosova blen 14 automjete ushtarake, Vuçiç shpreh rezerva për Turqinë

13 Korrik 2021 | 15:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk e ka pritur mirë lajmin se Kosova ka blerë automjete ushtarake nga Turqia për të modernizuar dhe forcuar kapacitetet në mbrojtje të kufirit.

Sipas Vuçiç, një hap i tillë nga ana e Prishtinës është në shkelje të rezolutës 1244 dhe për këtë arsye Serbia e kundërshton.

“Nuk do të ngurojmë që t’u themi partnerëve tanë në Turqi për mjetet që i kanë siguruar Forcave të Sigurisë të Kosovës”, është shprehur Vuçiç gjatë një interviste për televizionin “Pink” në Serbi.

Nga ana tjetër, ai ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin ka biseduar më këtë çështje dhe sipas Vuçiç, ka një qëndrim të qartë mbi këtë temë.

“Ushtria e Kosovës dhe Ushtria e Serbisë, ne nuk kemi pse bëjmë krahasim sepse ne duam që të ruajmë paqen. Nuk janë më vitet 1990, tashmë gjërat janë plotësisht ndryshe”, ka theksuar presidenti serb.

Aleksandër Vuçiç ka shtuar se beson se dialogu me Prishtinën do të vazhdojë në nivel të lartë në Bruksel gjatë muajit korrik.

Shkak për këtë reagim është bërë blerja e 14 automjeteve ushtarake të blinduara nga Turqia.

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerali Kadri Kastrati ka deklaruar gjatë një interviste së fundmi se janë në gjendje për të mbrojtur kufijtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026