Helmimi masiv në Deçan, rezultojnë negative analizat për infeksione në ujë

14 Korrik 2021 | 08:43

Kanë rezultuar negative analizat mikrobiologjike të kampioneve për helmimin e rreth 1.500 personave në Deçan.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë thotë se rezultati i këtyre analizave tregon se uji në Deçan, nuk është i infektuar. Megjithatë qytetarëve të Deçanit u është kërkuar të mos konsumojnë ujin.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani tha se “për momentin nuk ka asnjë pistë se helmimi ka ardhur nga uji”.

Situata do të qartësohet pas analizave të vazhdueshme të ujit dhe pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Një ditë më parë, Komuna e Deçanit shpalli gjendjen e emergjencës pas helmimit të rreth 1.500 personave.

Hetim të plotë të kësaj situate ka kërkuar edhe presidentja Vjosa Osmani.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga presidenti Ilir Meta, i cili është solidarizuar me ngjarjen duke shprehur mbështetjen për qytetarët e helmuar dhe duke iu uruar shërim të shpejtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026