Abuzime me regjistrimin e pronave, arrestohet juristi i Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerë

14 Korrik 2021 | 11:27

Arrestohen 4 persona në Durrës, pasi dyshohet se kanë abuzuar me regjistrimin e pronave.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit,  mes personave të arrestuar është juristi i Kadastrës së këtij qyteti, Mikel Zaho.

Ndërsa, personat e tjerë të arrestuar janë Ilias Fisheku, Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu.

Për këtë të fundit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën  e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa të 3 të tjerët masën e “arrestit me burg”.

Në dosjen hetimore saktësohet se të katër personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Kadastër një pasuri të paluajtshme prej 2 mijë metrash tokë truall dhe një ndërtesë prej 550 metrash, në zonën bregdetare fshati Vrinjë, njësia Administrative Rashbull.

Toka e regjistruar ka qenë pronë shtetërore.

Javët e fundit pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme janë arrestuar disa zyrtarë të lartë për akuzën “shpërdorim detyre”.

Më 6 korrik, me urdhër të SPAK u arrestua kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Katër ditë më vonë, u arrestuan me urdhër të SPAK, 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për abuzimet me një tender për uniformat në Policinë e Shtetit.

Ndërkohë ish-zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Ish-zyrtarja akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026