Zjarrfikësit në Shkodër, të paktë në numër përballë temperaturave të larta

14 Korrik 2021 | 12:24

Në shërbimin zjarrfikës në Shkodër paraqitet një situatë jo normale. Nga 100 punonjës që ky institucion kaq i rëndësishëm duhet të kishte në këto ditë vere, ka vetëm 34.

Ky realitet e bën situatën problematike sa i takon rrezikut që i kanoset zonës prej zjarreve si pasojë e temperaturave të larta të verës.

Drejtori i repartit të zjarrfikësve në Shkodër tha se në çdo turn janë shtatë efektivë që operojnë në terren në qytetin e Shkodrës dhe tre në Velipojë. Në sallën operacionale, nga ana tjetër, janë 24 punonjës.

Problematike, sipas z. Dibra, mbetet edhe pagesa e punonjësve të cilët punojnë me orë të gjata.

“Punojnë një numër jo të pakët orësh, të papaguar, të cilët ligji për momentin nuk po na lejon që t’i paguajmë”, u shpreh Agron Dibra.

Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni shprehet se që nga viti 2019 janë vendosur mekanizmat për të thjeshtësuar bashkëpunimin midis bashkive për përballimin e këtyre emergjencave.

“Jemi në një situatë ku temperaturat janë shumë të larta, që do të thotë, rrezikshmëria është e lartë. Falë bashkëpunimit situata po menaxhohet mirë”, u shpreh znj. Angoni.

Shefi i zjarrfikësve tha se pjesa më e madhe e zjarreve ndodhin si pasojë e pakujdesisë së njerëzve, e si pasojë apelon për përgjegjshmëri më të lartë.

“Në 90 për qind të rasteve janë pakujdesi njerëzore, por duhen vënë përpara përgjegjësive ligjore që të ndërgjegjësohen”, tha Agron Dibra.

Me rritjen e temperaturave, përhapja e zjarreve është një fenomen që haset në mbarë territorin e Shqipërisë.

Barra për shuarjen e flakëve dhe vënia e tyre nën kontroll, bie krejtësisht mbi shërbimin zjarrfikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Drejtori i Zjarrfikëses sqaron se në ngjarjen e Velipojës ka pasur rrjedhje gazi

130 vatra zjarri aktive në Kanada, raportohen 719 jetë të humbura

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026