Prokuroria akuzon ish-zv. ministren e Brendshme se mori 1000 euro, një celular dhe një arkë peshku në premtim të një vendi pune
Ish-zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka rënë rastësisht në ‘rrjetën’ e SPAK.
Sipas dosjes hetimore, të siguruar nga gazetari Eni Ferhati, mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër procedim dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres.
Në dosjen hetimore saktësohet se Rovena Voda nën cilësinë e zv.ministres së Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare prej 1 mijë euro dhe përfitime materiale (celular) nga Majlinda Hasani, në rolin e sekseres, për të punësuar Florida Beun.
Madje gjatë bisedave të tyre është zbuluar se znj. Voda i ka thënë që se nuk e punëson dot si shefe, por mund ta emërojë specialiste diku.
Më pas, në shkurt të 2020-ës, ato janë janë takuar në ministri dhe Florida Beu ka aplikuar në 11 vende vakante.
“Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshk”, thuhet në dosjen hetimore.
Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi për punësim.
Rovena Voda po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK.
Ish-zyrtarja akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta