Dosja e SPAK, zbulohen ‘përplasjet’ për tenderin e uniformave të Policisë
Në dosjen e plotë të SPAK mbi abuzimin me tenderin e uniformave të policisë kanë dalë në pah detaje të reja mbi përplasjet e institucioneve dhe zyrtarëve. Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylber Pjetërnikaj nuk ka pranuar të firmosë tenderin.
Në dëshminë e administruar nga SPAK, Ylber Pjetërnikaj ka deklaruar se kishte konstatuar mungesën e certifikatave të nevojshme për modelet e këpucëve që automatikisht duhej të sillte skualifikimin e operatorit ekonomik nga procedura e prokurimit.
Madje, kreu i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka deklaruar se në dijeni për këtë konstatim ka qenë edhe Drejtorja e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, e cila e ka thirrur vazhdimisht në zyrë duke qenë e interesuar në realizimin e kësaj procedure në çdo mënyrë.
Ndërkohë, SPAK ka administruar edhe një shkresë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu drejtuar Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara nëpërmjet së cilës ai ngre disa problematika të zbatimit të kontratës.
Në shkresë, Veliu theksonte se çmimet e paraqitura nga operatori ekonomik i shpallur fitues ishin 3 të ndryshme për të njëjtin artikull. Sipas kreut të Policisë së Shtetit këmisha me mëngë të gjata nuk mund të kushtonte më pak se ajo më mëngë të shkurtra apo kostumi i motoçiklistit me 9 paka mbrojtëse më pak se kostumi i patrullës. Oponenca e Veliut evidentohej edhe në faktin se oferta më çmim më të lartë kur sasia e prodhimit është më e lartë, binte ndesh me industrinë e prodhimit ku për volume më të mëdha ofrohen çmime më të ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta