Kosova lehtëson masat anti-COVID, lejohen dasmat dhe hapen klubet e natës
Qeveria e Kosovës ka lehtësuar masat kufizuese anti-COVID, vendim ky, i cili është përshëndetur nga sektorët kryesorë në vend.
Me këtë vendim lejohet mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës deri në orën 01:00.
Qeveria thotë se organizimi i tyre duhet të bëhet me kushtin që të shfrytëzohet vetëm 50 për qind e kapacitetit dhe të pranishëm të jenë jo më shumë se 300 persona.
Po ashtu është vendosur që klubet e natës të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, ndërsa muzika do lejohet deri në orën 01:00.
Lehtësimet kanë prekur edhe sektorin e shërbimeve të gastronomisë. Subjekteve do t’u lejohet të punojnë deri në orën 23:00 të mbrëmjes, përveç të premtes dhe të shtunës, që do kenë leje të punojnë deri në orën 00:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u shpreh se lehtësimi i masave vjen pas uljes së rasteve pozitive dhe rekomandimit të IKSHPK-së.
“Nga të dhënat e fundit në raportet që vijnë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjendja epidemiologjike me COVID-19 në Republikën e Kosovës paraqitet e qëndrueshme. Në vazhdimin e uljes së numrit të rasteve pozitive dhe referuar rekomandimeve të IKSHPK propozojmë lehtësimin gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, por njëkohësisht që synojnë kontrollimin e përhapjes së infeksionit. Lehtësimi i masave është bërë duke u kushtuar rëndësi parandalimit të përhapjes së infeksionit me COVID-19 dhe lehtësimin e funksionimit të disa aktiviteteve ekonomike, por duke pasur parasysh dhe prioritet ruajtjen e jetës dhe shëndetit publik”, tha Vitia.
Ministri Vitia deklaroi se masat e përcaktuara dhe afatet kohore shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)