Ambasadori Soreca inkurajon SPAK-un: Duhet më shumë
Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca thotë se të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur rezultate, integritet dhe pavarësi në sistemin e drejtësisë.
“Për të rindërtuar besimin tek drejtësia dhe dhënë drejtësi për popullin shqiptar, ata duhet gjithashtu të tregojnë lidership dhe nevojitet të zbatojnë standardet më të larta evropiane”, ka deklaruar ambasadori.
Z. Soreca këtë qëndrim e ka shprehur gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit të 7-të Drejtues të Palëve të Interesuara në EURALIUS V.
Ambasadori i BE tha se EURALIUS – së bashku me PAMECA-n – ka qenë një nga projektet më të rëndësishme të bashkëpunimit në fushën e sundimit të ligjit në Shqipëri. Luigi Soreca tha se Euralius tani po hyn në muajt e fundit të zbatimit të tij pasi mandati përfundon në dhjetor 2021.
Përfaqësuesi i BE në Shqipëri theksoi se Eurolius duhet të ofrojë ndihmë në efikasitetin e gjyqësorit duke e konsideroi përparësinë kryesore. Përveç ndihmës për hartimin e akteve nënligjore për reformën në drejtësi, z. Soreca tha se duhet ofruar mbështetje dhe për SPAK.
“EURALIUS ka qëndruar pranë SPAK-ut për ndërtimin e kapacitetit për të ofruar atë që është ndoshta arritja më e dukshme – sigurisht së fundmi –reforma: duke treguar se askush nuk është mbi ligjin, duke sjellë zyrtarë dhe magjistratë të korruptuar para drejtësisë dhe duke konfiskuar pasuritë e grupeve të krimit të organizuar. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se duhet më shumë, por po shohim frytet e reformës dhe të mbështetjes së BE-së”, deklaroi ambasadori i BE.
Luigi Soreca tha se BE ka ofruar mbi 50 milionë euro, në formën e mbështetjes së drejtpërdrejtë buxhetore, granteve dhe formave të tjera të ndihmës deri më tani. Ai shtoi se në përfundim të mandatit të Euralius V, BE do të sigurohet që të mos krijohet asnjë boshllëk. “BE-ja nuk do ta ndalë mbështetjen për sistemin e drejtësisë dhe institucionet e drejtësisë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta