Helmimi masiv në Deçan, qeveria e Kosovës dërgon mostra jashtë vendit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e ditës së mërkurë ka diskutuar për situatën e krijuar në Komunën e Deçanit, ku dyshohet se një numër i madh i qytetarëve janë helmuar nga uji.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë marrë disa mostra të cilat do të dërgohen jashtë vendit për analiza më specifike.
Kjo mbledhje e qeverisë mbahet në ditën e katërt prej kur janë shfaqur rastet e para të helmimit të qytetarëve në Komunën e Deçanit, ndërsa në këtë mbledhje ka munguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po vazhdon vizitën e tij në Greqi.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se si qeveri kanë siguruar të gjitha resurset e nevojshme për Komunën e Deçanit dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.
Ai tha se janë ndërmarrë një sërë veprimesh duke iu përgjigjur nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni dhe për përmirësim të gjendjes.
“Të gjitha hapat e nevojshëm në hulumtimin e burimit të helmimit janë ndërmarrë menjëherë të dielën në mëngjes. Gjatë fundjavës janë mobilizuar të gjitha ekipet të cilët po vazhdojnë punën në mënyrë aktive në ditën e katërt sot bashkë me ekipet e Pejës, Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit. Ndërkohë IKSHPK vazhdon hulumtimin në terren dhe grumbullimin e anketave epidemiologjike nga qytetarët dhe familjet e prekura dhe raporton në vazhdimësi për rrjedhën e hulumtimit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta