Arrestohet ish-drejtori i Postës në Korçë për shpërdorim detyre

15 Korrik 2021 | 10:10

Ish-drejtori i Postës në Korçë Valter Gora dhe ish-specialisti i sigurisë Albano Bibo janë arrestuar nga policia në Korçë për shpërdorim detyre.

Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar postin për të falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec.

Ndërkohë qytetari Sokol Mullaj është shpallur në kërkim dhe për shtatë punonjës të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar me Gorën dhe Bibon është vendosur të ndalohet dalja e tyre jashtë shtetit.

Nga hetimet deri tani rezulton se ish-drejtori i Postës në Korçë Valter Gora ka përfituar shuma parash dhe në bashkëpunim me pjesën tjetër të punonjësve kanë falsifikuar dokumente, kanë përcaktuar oferta të pakuptimta në dobi të shtetasve të ndryshëm dhe kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni.

Nga policia bëhet me dije se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë.

Hetimet për operacionin “Kontrata” kanë nisur që prej tetorit të 2020-s.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026