Ndryshimet në statutin e PD, Jorida Tabaku: Miratuam edhe disa propozime të Kadillit dhe Harxhit
Anëtarja e Komisionit Statutor dhe kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha për Euronews Albania se dje Komisioni Statutor i PD-së u mblodh pas leximit të propozimeve të kujtdo që ka pasur interes dhe procesi ishte gjithëpërfshirës edhe pse nuk lejohet që çdo anëtar të sjellë propozime.
Pyetur nga gazetarja Mulaj se përse janë marrë në konsideratë vetëm propozimet e Bashës, ajo e hodhi poshtë këtë ide duke thënë se janë fokusuar te vizioni i udhëheqësit të Partisë Demokratike, por mendimet e përshtatshme do të gjykohen sot në mbledhjen e kryesisë.
Tabaku sqaroi se janë miratuar edhe disa propozime te Kadillit dhe Harxhit.
Në analizën e bërë, Tabaku tha se problemet kanë qenë si të jashtme (presioni i votës, ndikimi i grupeve kriminale, etj.) ashtu edhe të brendshme (disa zona të ngelura pa deputetë, procesi duhet të niste pak më herët në terren, largimi nga parlamenti, etj.).
Sipas saj, faza e parë e analizës përfshin identifikimin e situatës ndërsa faza e dytë fokusohet tek ndryshimet në terren për strukturat e brendshme të Partisë Demokratike.
“Besoj se është e nevojshme që të bëhet një reformë e plotë zgjedhore. Ajo që u bë dhe që u shkel me të dy këmbët në qershorin e vitit të kaluar nuk i plotësonte kushtet, por sigurisht është imponues dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të parë një reformë të plotë zgjedhore,” – shtoi Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- PD mbledh sot pasdite Kryesinë, pikat kyçe që pritet të shqyrtohen
- Basha propozon ndryshime të statutit të PD-së
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta