OTP Bank Albania nderohet me çmimin “Banka më e Mirë” në Shqipëri nga Euromoney Awards for Excellence 2021

15 Korrik 2021 | 11:00

Ky është viti i dytë radhazi që Banka OTP Albania njihet si “Banka më e Mirë” në Shqipëri prej Euromoney, gjatë ndarjes se Çmimeve të Ekselencës 2021.

Mes arritjeve kryesore mbi të cilat u bazua edhe vlerësimi i dhënë nga Euromoney, qëndronin puna e jashtëzakonshme gjatë krizës së COVID-19 dhe daljes mbanë me arritje fantastike si për rritjen e qëndrueshme dhe për përfitueshmërinë që është më e larta në vend, po aq edhe për përkushtimin në zhvillimet digjitale të bankës.

“Të fitosh këtë çmim është një arritje motivuese për ne, e cila dëshmon se përkushtimi i skuadrës për të realizuar objektivat e vendosur është shpërblyer, sidomos duke pasur parasysh rrethanat e vështira të vitit 2020. Strategjia e bankës sonë dhe e grupit në tërësi, që të konkurrojmë për të qenë të parët dhe më të mirët në treg, edhe një herë u shpërblye nëpërmjet këtyre çmimeve prestigjioze. Ne duhet të ndihemi krenarë që Banka OTP Albania vijoi të ekzekutojë me sukses këtë strategji fituese duke e rritur peshën e saj në tregun bankar shqiptar pavarësisht vështirësive që na diktoi realiteti.”  u shpreh CEO i OTP Bank Albania, z. Bledar Shella.

Fituesit shpallen pas një vlerësimi tërësor nga ekspertët, bazuar në monitorimin vjetor të  bankingut global dhe industrive të bankingut të investimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026