Qeveria shton afatin e përdorimit dhe zgjeron territorin në dispozicion të Green Coast në Palasë

15 Korrik 2021 | 17:08

Një vendim i Këshillit të Ministrave ka vendosur të ndryshojë lejen e përdorimit të brigjeve për Green Coast si investitor strategjik në Palasë duke shtuar afatin e përdorimit dhe duke zgjeruar territorin në dispozicion.

Koha e përdorimit kalon nga njëzet vjet në tridhjetë vjet, ndërsa VKM ndryshon fjalët “… brenda koordinatave të sipërfaqes së lejuar me vendim KIS-it” duke i zëvendësuar ato me “… brenda koordinatave të sipërfaqes, sipas shtojcës nr.1 bashkëlidhur, pjesë përbërëse e këtij vendimi.

“Përjashtimisht, kontrata mund të rishikohet me kërkesë të investitorit strategjik “Green Coast”, në rast se kërkohen të shtohen sipërfaqe plazhi në përdorim, brenda koordinatave të sipërfaqes së lejuar, sipas shtojcës nr.1 bashkëlidhur këtij vendimi” – thuhet në vendim.

Këshilli i Ministrave, në vendimin e nënshkruar nga zv. kryeministri Erion Braçe ngarkon ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, bashkinë Himarë dhe Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve për zbatimin ndryshimeve.

Green Coast është projekt vilash resortesh e hotelesh, i ngritur deri më sot në një sipërfaqe 185 mijë metra katrorë dhe Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi në vitin 2020, që t’i jepte statusin e investitorit strategjik projektit për një vlerë investimi 125.4 milionë euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026