13 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, MSH: Mos neglizhoni
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes, ndërsa gjatë ditës së fundit janë zbuluar 13 raste të reja.
Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin kurse në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Ditën e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete ndërsa nga ana tjetër janë regjistruar dy të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 2 456 raste vdekjeje.
Statistika (15 Korrik 2021)
Testime totale 847,490
Raste pozitive 132,629
Raste të shëruara 130,061
Raste Aktive 112
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 48
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 10
Korçë 8
Shkodër 7
Durrës 7
Lezhë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta