Prokuroria kërkon raport urgjent mbi praninë e dy shtetasve serbë në Deçan
Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj deklaroi se për hetimet në lidhje me helmimin në Deçan ka kërkuar nga policia një raport urgjent mbi praninë e dy shtetasve serbë.
“Sa i përket dy qytetarëve të nacionalitetit serbë, meqenëse nuk është lajmëruar Prokuroria lidhur me këtë rast, sot kam kërkuar nga Policia e Deçanit që të përpilojë një raport urgjent dhe të më njoftojnë rreth kësaj. Pastaj ne do të marrim veprime të nevojshme në atë drejtim. Edhe për këtë çështje do të ju njoftojmë në vazhdim”, u shpreh z. Kurmehaj.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë deklaroi se në mostrat e ujit në Deçan janë identifikuar baktere, por analiza më të thelluara do të kryhen jashtë vendit.
Ndërkaq, kreu i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj bëri të ditur se ujësjellësin nuk do ta menaxhojë më kompania private, por shteti.
Deri tani mbi 1500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta