Nga e hëna 7 ditë në dispozicion për të gjithë të rriturit që duan të vaksinohen

16 Korrik 2021 | 14:04

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se të hënën nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.

Qytetarët që duan të vaksinohen mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.

“Do të jetë java e parë e hapur e vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, në të gjitha qendrat shëndetësore, në pikat e vaksinimit masiv, duke shkuar edhe derë më derë”, tha Manastirliu, ndërsa ka ftuar qytetarët +18 vjeç të vaksinohen përgjatë këtyre ditëve.

Duke bërë me dije se ditë të vaksinimit të hapur do të ketë përgjatë gjithë verës, Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina kundër COVID-19.

Znj. Manastirliu u bëri sërish thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar për shkak të variantit Delta dhe të vaksinohen sa më parë, në mënyrë që ky variant të mos përhapet në vendin tonë.

Pavarësisht sinjaleve për prezencë të variantit Delta në vendin tonë, pas testimit është evidentuar se ende nuk ka infektime me këtë variant.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026