KPA vendos më 29 korrik për prokurorin Besim Hajdarmataj

16 Korrik 2021 | 15:40

Më 29 korrik, Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të japë vendimin për prokurorin, Besim Hajdarmataj.

Në konkluzionet përfundimtare, Komisioneri Publik i qëndroi kërkesës për të shkarkuar nga detyra prokurorin, Besim Hajdarmataj, i cili ka kaluar shkallën e parë të Vetingut.

Sipas komisionerit, vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit në shkallën e parë, është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme për ta shkarkuar nga detyra.

Edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar që prokurori të largohet  nga sistemi, pasi ka dyshime për fshehje pasurie dhe mungesë profesonializmi në rolin e drejtuesit.

Gjatë seancave në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Hajdarmataj është përplasur edhe me përfaqësuesin e ONM-së, Theo Jacobs.

Hajdarmataj është një nga prokurorët që hetoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026