Kualifikim i ‘çmendur’ për Vllazninë, shkodranët përmbysin rezultatin në Conference League
Vllaznia ka bërë mrekullinë duke përmbysur rezultatin 3-1 të ndeshjes së parë përballë ekipit nga Bosnja, Siroki Brijeg.
Ndryshe nga ndeshja e parë në Bosnje, në tapetin e “Loro Boriqit” pati tjetër histori ku Vllaznia dominoi për 90 minuta e mbështetur dhe nga tifozeria e zjarrtë shkodrane e cila u rikthye në shkallët e stadiumit pas më shumë se një viti .
Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin 0-0, shkodranët shfaqën një lojë krejt tjetër në 45-minutëshin e dytë duke triumfuar me rezultatin 3-0.
Pas shënimit të golit të parë, arbitri suedez, Kaspar Sjöberg ndërpreu ndeshjen dhe riktheu lojtarët në dhomat e zhveshjes si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike në shkallët e stadiumit , lojë e cila vijoi pas pak minutash .
Protagonistët shprehen tejet të gëzuar për këtë rezultat dhe thonë se besuan deri në fund tek ky triumf.
Pas triumfit, festa vijoi jashtë shkallëve të stadiumit dhe në sheshet e qytetit.
Në raundin e dytë të Conference League, Vllaznia do të përballet me Ael Limasol për të vazhduar kështu ëndrrën evropiane.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta