Protestë për dasmat në Kamëz, pronarët e lokaleve: Ka diferencime, nuk na lejojnë as me 50 persona

16 Korrik 2021 | 17:11

Pronarët e lokaleve të dasmave në Kamëz kanë protestuar këtë të premte përballë Ministrisë së Shëndetësisë për heqjen e orës policore dhe lejimin e organizimit të ceremonive martesore.

Sipas tyre, në Kamëz dasmat nuk po lejohen as me 50 persona, ndërsa në zonat përreth saj ato po zhvillohen edhe përtej orës policore.

“Vetëm në Kamëz nuk na lejojnë”, tha një pronar lokali në Kamëz.

“Ne kemi marrë pjesë vetë, ka pasur dasma me 200 vetë, kurse tek ne as 30 veta nuk na lejojnë. Të na jepet e drejta si të gjitha zonave të tjera”, u shpreh një tjetër.

Ata thonë se ky diferencim u ka shkaktuar dëme të pallogaritshme ekonomike. Të gjendur në të tillë situatë, një pjesë e tyre shprehen se po detyrohen të largohen nga Shqipëria.

“Të pallogaritshme dëmet, për këtë një vit e gjysmë kam fituar 720 mijë lekë, që unë i paguaj drita dhe ujë”, u shpreh një pronar lokali në Kamëz.

“Ne kemi bërë investime kolosale, ne taksat i kemi paguar punë apo pa punë, tani ne jemi detyruar të ikim nga Shqipëria”, tha një tjetër.

Pronarët e restoranteve dorëzuan në Ministri kërkesën e tyre për lejimin e dasmave dhe heqjen e orës policore. Ministria thotë se kjo kërkesë është në shqyrtim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026