Kryetari i Komunës së Deçanit: Gjendja po shkon drejt normalizimit

17 Korrik 2021 | 14:02

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se situata po shkon drejt normalizimit, pas helmimit të më shumë se 1,500 qytetarëve.

Ramosaj deklaroi se pas një takimi të Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave është vendosur që së shpejti do të hiqet gjendja e emergjencës, ndërsa qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë̈ të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.

Të premten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pas analizave ka konstatuar se uji i ujëmbledhësit të Drenocit nuk është i pijshëm pasi ka rezultuar me prezencë të baktereve të dëmshme koliforme dhe E.coli.

Prokuroria e Pejës po heton në disa pista, njëra prej tyre është dhe hetimi mbi praninë e dy shtetasve serbë në këtë zonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026