Futbollisti Armando Broja zgjat kontratën, te Chelsea deri në vitin 2026
Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, Armando Broja, do të vijojë të jetë lojtar i kampionëve të Evropës, Chelsea, për së paku deri në vitin 2026.
Shtatlarti ka ripërtërirë kontratën këtë fundjavë duke firmosur për 5 vite të tjera me “Blutë e Londrës”.
Besimi i dhënë dy vite më parë, kur u mor nga skuadra zinxhire e Chelsea-it, duket se do të vijojë më tej.
Sezonin e shkuar Broja u huazua te Vitesse në Holandë, ku luajti 34 ndeshje dhe realizoi 11 gola dhe 3 asiste.
Me rikthimin në Londër ai ka tashmë trajner gjermanin Thomas Tuchel, i cili njihet si një trajner që u jep mundësi të rinjve. Sidoqoftë mbetet për t’u parë se sa do të mund ta bindë Borja gjermanin për ta lënë në skuadrën e parë.
Shtatlarti, i cili ka debutuar me përfaqësuesen shqiptare shtatorin e vitit 2020, shpreson që të ketë më tepër hapësira në mënyrë që të marrë një vend kryesor edhe në skuadrën e Edoardo Rejas për eliminatoret e botërorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta