Riatdhesohen 23 persona në RMV nga kampet e Sirisë, mes tyre 14 fëmijë
23 persona të mbetur në kampet e luftës në Siri dhe Irak janë kthyer në Maqedoninë e Veriut.
Operacioni për riatdhesimin e qytetarëve maqedonas është kryer me sukses për 14 fëmijë, 5 gra dhe 4 pjesëtarë të grupit militiant të shtetit islamik ISIS.
Këta të fundit, u dërguan menjëherë në burg, ndërsa gratë dhe fëmijët janë futur në një karantinë 14-ditore.
“Kundër katër luftëtarëve të huaj terroristë, pas provave të siguruar nga Ministria e Brendshme, Byroja e Sigurisë Publike dhe në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, janë paraqitur padi penale. Të tjerë nëse dëshmohet se nuk janë përfshirë në veprime që i nënshtrohen përgjegjësisë penale-juridike, do të fillojë procesi i rehabilitimit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Operacioni i fundit u krye me ndihmën e Ambasadës amerikane në Shkup, bazuar në detyrimet e vendit sipas ligjit ndërkombëtar dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth 150 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak, dhe deri tani rreth 100 prej tyre janë rikthyer.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta