Investigimi: Gazetarëve dhe aktivistëve u përgjohen celularët për llogari të regjimeve autoritare
Disidentët politikë, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe gazetarët po spiunohen nga softuerët malinj që i shiten regjimeve autoritare, zbuloi një investigim mediatik.
Hetimi “Pegasus” u bazua në një listë të më shumë se 50 mijë numra telefoni që besohet të jenë targetuar nga virusi i NSO Group me bazë në Izrael, të dhëna që i siguruan aktivistët e të drejtave të njeriut nga Franca, “Forbidden Stories” dhe grupi Amnesty International.
Virusi, i cili llogaritet që ka një shkallë ushtarake të ndërtimit, infekton celularët, duke lejuar operatorin të ketë akses tek mesazhet, fotot, emailet të dhënat e vendndodhjes, si dhe tek mikrofoni dhe kamerat e aparatit celular.
Një bashkësi prej 16 organizatash mediatike arritën të identifikonin më shumë se 1000 individë në 50 shtete të cilët besohet se janë përzgjedhur për përgjim nga klientët e NSO.
“Një mjet për të intimiduar”
Lista përfshin më shumë se 600 politikanë dhe zyrtarë, dhjetëra drejtues biznesesh dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, disa krerë shtetesh dhe mbi 180 gazetarë, përfshirë Cecilio Pineda, një gazetar meksikan që hetonte krimin, korrupsionin dhe çështjet sociale. Ai u qëllua për vdekje në mars 2017.
Gazetarë që punojnë për Associated Press, Reuters, CNN, Wall Street Journal, Le Monde dhe Financial Times, gjithashtu shfaqen në listë. Të paktën pesë gazetarë hungarezë besohet se spiunohen nga autoritetet.
Njerëz pranë Jamal Khashoggi, gazetarit saudit të Washington Post i cili u vra në mënyrë brutale në ambasadën Saudite në Stamboll në tetor 2018, janë pjesë e listës.
“Projekti Pegasus tregon si pajisja e spiunazhit NSO është një armë që qeveritë shtypëse mund ta përzgjedhin për t’i mbyllur gojën gazetarëve, për të sulmuar aktivistët dhe për të shtypur disidentët, duke vënë në rrezik shumë jetë,” tha Agnes Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty International.
NSO Group mohoi të ketë marrë ndonjëherë një listë të njerëzve të mundshëm që duhej të sulmonte dhe ka hedhur poshtë raportin e rrjedhur në publik.
Sipas kompanisë, teknologjia e tyre vihet në dispozicion vetëm të agjencive publike që kanë kaluar një nivel sigurie për të sulmuar kriminelët dhe terroristët.
LEXONI GJITHASHTU:
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve