FIA dhe Mercedes dënojnë si “të papranueshme” fyerjet raciste ndaj Hamiltonit në rrjetet sociale

19 Korrik 2021 | 10:39

Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, Lewis Hamilton, vuajti fyerje raciste në rrjetet sociale pasi të dielën fitoi në mënyrë të diskutueshme Çmimin e Madh të Britanisë.

Hamilton mori 10 sekonda penallti pasi u përplas me kundërshtarin Max Verstappen gjatë xhiros së parë të garës. Përplasja detyroi holandezin e Red Bull që të tërhiqej.

Fyerjet ndaj Hamiltonit u vunë në dukje nga shtypi britanik mëngjesin e së hënës. Mercedesi dhe drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) i dënuan ato si të papranueshme.

“Këta njerëz nuk meritojnë të kenë hapësira në sport,” – thanë në një deklaratë të përbashkët Mercedesi dhe FIA teksa u kërkua që të merreshin masa kundër abuzuesve.

Verstappen u dërgua të dielën në spital si masë paraprake për përplasjen që pësoi. Pas kontrolleve të imtësishme, mjekët konfirmuan se ai nuk pësoi lëndime serioze.

Penalltia prej 10 sekondash ndaj Hamiltonit e ktheu atë në vendin e katërt, por ai ia doli të tejkalonte përpara. Britaniku parakaloi Charles Leclerc dy xhiro përpara fundit duke marrë dhe vendin e parë.

Verstappen vijon të kryesojë kampionatin me 185 pikë, por pas fitores së të dielës, Hamilton ka ngushtuar diferencën në vetëm 8 pikë.

Por kjo fitore duhet thënë se nuk kaloi pa komente. Verstappen e konsideroi “jo-sportive” dhe “pa respekt” festën e Hamiltonit teksa ai ishte në spital. Komentet e Verstappen erdhën pak përpara se piloti britanik të postonte në Twitter:

“E sotmja na kujtoi rreziqet e këtij sporti. Dërgoj urimet e mia më të përzemërta për Maksin, i cili është një kundërshtar i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që ai është mirë. Gjithmonë do të garoj fort, por në mënyrë të ndershme. Skuadra jonë tregoi përqendrim dhe këmbëngulje. Ëndërr për mua të fitoj në shtëpi.”

Fyerjet ndaj Hamiltonit vijnë pak javë pasi futbollistët me ngjyrë të përfaqësueses angleze, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka u shënjestruan si fajtorë të humbjes së evropianit ndaj Italisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026