Vuçiç para takimit me Kurtin: Dorëzimi nuk është një opsion

19 Korrik 2021 | 10:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar para takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, se dorëzimi nuk është një opsion.

Ai ka shtuar se asnjëherë nuk është e këndshme të udhëtosh dhe të qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar me përfaqësues shqiptarë, por sipas tij gjithçka po bëhet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Kurrë nuk është këndshme të udhëtosh apo qëndrosh në Bruksel kur je duke biseduar më përfaqësues shqiptarë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Serbinë sepse duke vepruar kështu, ne po ndihmojmë njerëzit tanë, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për përparimin ekonomik të të gjithë Serbisë. Në aeroplan, gjithmonë, ashtu si në ditët e studentëve, azhurnoj materialin dhe përgatitem për takime të vështira. Dorëzimi nuk është një opsion”, ka shkruar Vuçiç në rrjetet sociale.

Më herët, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç njoftoi se në takimin e sotëm pala serbe do të ngulmojë në formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Petkoviç, i cili do të jetë në Bruksel si anëtar i delegacionit të Beogradit, tha se do të insistojnë në çështje të tjera të rëndësishme, përfshirë çështjen e të zhdukurve.

Nga ana tjetër pala kosovare pretendon se janë nënshkruar disa marrëveshje që nuk respektohen plotësisht nga Serbia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026