Moti i keq përfshin Kosovën, përmbytet Prishtina, Gjilani dhe Skënderaj
Komuna e Prishtinës u përmbyt gjatë pasdites së djeshme. Në disa lagje të saj pati vërshime uji duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.
Situata u normalizua në orët e vona të mbrëmjes. Në një reagim të Komunës së Prishtinës theksohet se përmbytja ka ardhur si pasojë e kapaciteteve të jo të mjaftueshme përthithëse të kanalizimeve në raport të intensitetin e lartë të reshjeve.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka kaluar në gjendje gatishmërie për të mbështetur komunën në rast nevoje.
Në ditët e fundit, reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme materiale edhe në komuna të tjera të Kosovës, ku më të mëdha ishin në komunat e Gjilanit dhe Skënderajt.
Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar mot me shi edhe gjatë ditës së sotme.
Megjithatë, sipas këtij njoftimi, nuk parashikohet dalje e lumenjve nga shtretërit, që mund të sjellë pasoja të rënda.
Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe sa i përket furnizimit me energji elektrike në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq