Shpërthime bombolash gazi në Elbasan dhe Durrës, një e plagosur
Dy shpërthime bombolash gazi janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan dhe Durrës duke lënë të paktën një person të plagosur.
Euronews Albania mëson se pranë Poliklinikës së Specialiteteve në Elbasan shpërtheu një bombol gazi e një byrektoreje. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndryshe ka ndodhur në banesën e 70-vjeçares S.M në Durrës, ku shpërthimi i bombolës e ka lënë të plagosur. E moshuara është dërguar në spital.
Prej kohësh bombolat e amortizuara të gazit janë kthyer në rrezik për qytetarët. Gjatë dy viteve të fundit kanë ndodhur 17 aksidente nga shpërthimi i tyre në Shqipëri.
Ngjarja më e rëndë ka qenë ajo e Velipojës, ku nga shpërthimi i disa bombolave gazi humbi jetën një 19-vjeçare, si dhe u plagosën rëndë 3 anëtarët e tjerë të familjes, të cilët ndodhen në Itali për një mjekim më të specializuar. Shkak i shpërthimit ishte rrjedhja e gazit.
Përdorimi i gazit për ngrohje, gatim apo makina është rritur gjatë pesë viteve të fundit, rreth 152 mijë tonë.
Gjatë vitit që shkoi, u futën në vend rreth 1 milion bombola në Shqipëri, ndërsa, numri i impianteve për makina është rreth 10 mijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta