Lokalet e Vlorës i përgjigjen kryeministrit: Policia na heq klientët nga tavolinat, por shëtitorja mbetet plot

19 Korrik 2021 | 14:33

Sipërmarrësit e lokaleve në Vlorë e cilësojnë të palogjikshëm orarin e kufizimit të aktivitetit dhe për këtë kërkojnë që ky orar të shtyhet të paktën me nga dy orë.

Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Ervin Sota, tha për Euronews Albania se kërkesat e tyre janë për të garantuar “punën e ndershme” dhe se sipërmarrësit kërkojnë që ora e lejuar e aktivitetit të shkojë së paku në 02:00 nga 00:000 dhe ajo e muzikës deri në 00:00 nga 22:00 që është aktualisht.

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi protestën në Twitter tha se ora e muzikës do të zgjatet deri në 23:00 por vetëm pas datës 20 korrik, ndërsa theksoi se “Lungomare ka ndotje akustike”.

Në lidhje me këtë koment Sota tha se ka një keqkuptim. Sipas tij në “Lungomare” nuk ka ndotje akustike dhe se për këtë mund të merren masat konkrete.

“[…] ne kërkojmë zgjerim fashës së muzikës deri në 00:00, të vijnë po ashtu ta kontrollojnë, dhe lejim të biznesit deri në orën 2 sepse nuk është e logjikshme që të vijë policia të heqë klientët nga tavolinat dhe shëtitorja ndërkohë mbetet plot,” – u shpreh Sota.

“Deklarata e kryeministrit s’ka lidhje fare me COVID-in, nëse flasim për ndotje akustike atëherë flasim për një kohë normale,” – vijoi Sota, i cili përgënjeshtroi lajmin e publikuar në media, që thoshte se pas komentit të kryeministrit protesta qe ndërprerë.

“Jemi qytet turistik kërkojmë shërbim të shëndetshëm, me kushte normale dhe jo me absurditete që s’kanë lidhje logjike fare me kushtet e COVID-it,” – theksoi kryetari i shoqatës së bareve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026