Luiza Gega vrapon drejt “Tokio 2020” me sytë nga suksesi

19 Korrik 2021 | 14:33

Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike me 9 sportistë, të cilët do të synojnë të bëjnë paraqitje sa më dinjitoze.

Atletja Luiza Gega do të jetë një nga pjesëmarrëset në Tokio 2020. Ajo ka zgjedhur Korçën për t’u stërvitur për këtë eveniment të madh botëror, me synimin për të zënë një vend ndër të parët. Për Euronews Albania, 32-vjecarja ka treguar se pse ka zgjedhur pikërisht qytetin juglindor, për t’u përgatitur për olimpiadën e këtij viti.

“Unë kam rreth 6 vite që sidomos për periudhën e verës vij stërvitem në Korçë. Kjo është për dy arsye. Njëra është për shkak të disiplinës që unë bëj, që futet tek disiplinat e mesme dhe të gjata. Me bën shumë mirë stërvitja në lartësi, dhe unë rri në fshatin e Dardhës dhe stërvitem në stadiumin “Skënderbeu”, dhe e dyta është për shkak të temperaturës, sepse është freskët gjatë periudhës së verës dhe ka kushte më të mira për stërvitje”.

Pjesëmarrja në lojërat olimpike është një sukses i madh, por Gega shpalos dhe objektivin që ka në Olimpiadë.

“Dua të jem dhe me këmbë në tokë për sa i përket objektivave dhe asaj që dua të arrij. Për mua do të ishte një sukses i madh finalja. Finalja si finaliste e lojërave olimpike do të ishte diçka shumë e madhe për mua dhe karrierën time sportive, sepse nuk është kaq e lehtë. Pastaj pas finales, sigurisht, dua t’ia lë garës dhe emocioneve të asaj dite”, u shpreh Gega.

Lojërat Olimpike të Tokios do të nisin në datën 23 korrik dhe do të përfundojnë në 8 gusht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026