Ish-drejtori i policisë Vlorë kërkon të lirohet nga paraburgimi për tejkalim afati

19 Korrik 2021 | 15:11

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka bërë kërkesë në Gjykatën e Apelit për shuarje të masës së sigurisë me argumentin e përfundimit të afatit të paraburgimit.

Çela u dënua në Shkallë të Parë për shpërdorim detyre, vendimi u prish në Apel, që riktheu dosjen për rigjykim.

Për shkak të rekursit dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë, e cila ka qenë në pamundësi për ta shqyrtuar.

Ish-drejtori i Policisë argumenton se masa duhet të ndryshojë pasi ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Apelit dhe ende çështja nuk është marrë në shqyrtim.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e dënoi, Jaeld Çelën me 3 vite e 4 muaj burg vetëm për shpërdorim detyre.

I dënuar në mungesë për shpërdorim detyre së bashku me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-drejtori i Policisë Vlorë u dorëzua më 16 maj të vitit të kaluar pas më shumë se 2 vitesh arrati.

Në nëntor 2017, prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me ish-ministrin Tahiri ndihmonin bandën e Habilajve për të trafikuar drogë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026